Zyrtare: Arago Jamal kalon te Drita

Zyrtare: Arago Jamal kalon te Drita

Sport August 13, 2020 - 17:59
Lajmet e fundit nga sporti

Arago Jamal ka kompletuar sot kalimin e tij te Drita, shkruan “Zeri.info”.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me gjilanasit.

LEXO EDHE: Ergyn Ahmeti transferohet te Drita

“Arago Jamal është bardhekaltër! Sot klubi ynë ka firmosur kontratë dy-vjeçare me lojtarin e njohur për Superligën tonë, Arago Jamal. Pas kontakteve të para që kishim, Arago nuk e kishte të vështirë ta pranojë ofertën tonë dhe kështu ai do ta shtojë edhe më shumë konkurencën dhe do te jetë një forcë shtesë për klubin tonë”, njofton klubi gjilanas.

“Arago luan në pozicione të ndryshme, por pozita e tij natyrale është mbrojtës i majtë. Mirë se vjen Arago!”, thuhet më tej në njoftimin e kampiones së Kosovës./Zëri