“Arteta mund të bëhet një trajner i madh”

“Arteta mund të bëhet një trajner i madh”

Sport August 13, 2020 - 18:27
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, beson që Mikel Arteta ka potencial për t’u bërë një trajner i madh për klubin londinez, transmeton “Zeri.info”.

Arteta fitoi Kupën FA qysh në edicionin e tij të parë me londinezët, pas triumfit në finale ndaj Chelseat në fillim të këtij muaji.

Image

“Ai ishte një lojtar i mirë. Ai ishte gjithmonë në formë, ai lidhte lojën, ai shënonte gola. Ai ishte i mirë”, u shpreh Van Persie.

“Si trajner mendoj se ka potencial për t’u bërë i madh. E thashë këtë edhe pasi pashë sesionet e para stërvitore, apo ca pjesë të tyre”, shtoi holandezi./Zëri