Valencia kërkon Reinan

Valencia kërkon Reinan

Sport August 13, 2020 - 18:39
Lajmet e fundit nga sporti

Valencia ka hyrë në garë për shërbimet e portierit të Milanit, Pepe Reina, transmeton “Zeri.info”.

Portieri spanjoll së fundmi ishte huazuar te Aston Villa, por është rikthyer në Itali.

Reina ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur me Milanin, por e përditshmja italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se ish-portieri i Napolit dhe Liverpoolit është duke kërkuar një klub të ri ku mund të luajë më shpesh.

Valencia është ekipi më i fundit që është duke shprehur interesim për Reinan.

37-vjeçari luajti 12 ndeshje në Premierligë në pjesën e dytë të sezonit 2019/2020 dhe ndihmoi Aston Villan që të mbijetojë në elitën e futbollit anglez./Zëri