Arturo Vidal thumbon Bayern Munichun para ndeshjes së nesërme

Arturo Vidal thumbon Bayern Munichun para ndeshjes së nesërme

Sport August 13, 2020 - 19:11
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka thumbuar ish-klubin e tij, Bayern Munich, para sfidës çerekfinale të Ligës së Kampionëve të premten, transmeton “Zeri.info”.

Katalunasit dhe bavarezët do të përballen të premten në kuadër të çerekfinales së kopeticionit më prestigjioz për klube.

Vidal ka thënë se Bayern Munichu nuk do të luajë ndaj një skuadre të Bundesligës, por ndaj Barcelonës.

“Nesër është ndeshja më e rëndësishme e vitit, ne kemi shpresa të mëdha për të kaluar tutje. Bayerni ka pasur një vit spektakolar, kapionë të Kupës dhe Bundesligës. Ne e dimë se do të jetë vështirë, por do të jetë një ndeshje e këndshme”, u shpreh Vidal.

“Ata kanë vetëbesim, por ata e dinë që nesër nuk do të luajnë ndaj një skuadre të Bundesligës, por ndaj Barçës”, shtoi kiliani./Zëri