Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Leipzigu eliminon Atletico Madridin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Leipzigu eliminon Atletico Madridin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sport August 13, 2020 - 23:04
Lajmet e fundit nga sporti

Leipzigu është skuadra e dytë që ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Klubi gjerman triumfoi 2:1 ndaj Atletico Madridit për të shkruar historinë dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz për klube.

Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë dhe pa raste të mira, derisa u mbyll me shifrat 0:0.

Leipzigu e filloi më mirë pjesën e dytë duke kaluar në epërsi pas 5 minutave përmes Daniel Olmos (50’).

Ndërsa, madrilenët arritën t’i barazojnë shifrat në minutën e 71-të përmes një penalltie të konvertuar në gol nga Joao Felix.

Ndërkohë, kur u mendua që ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skenë doli Tyler Adams, duke shënuar në minutën e 88-të dhe duke ia siguruar gjermanëve kalimin tutje.

Në gjysmëfinale Leipzigu do të përballet me Paris Saint-Germainin./Zëri