Nagelsmann bëhet trajneri më i ri që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Nagelsmann bëhet trajneri më i ri që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sport August 13, 2020 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Leipzigu është skuadra e dytë që ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Klubi gjerman triumfoi 2:1 ndaj Atletico Madridit për të shkruar historinë dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz për klube.

Në histori hyri edhe trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann, i cili bëhet trajneri më i ri që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa ai është 33-vjeçar.

Ai theu rekordin e Didier Deschampsit, i cili e kishte kualifikuar Monacon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2004 me 35 vjet e 7 muaj mbi supet e tij./Zëri