Ballkanit i operohet edhe një futbollist tjetër

Ballkanit i operohet edhe një futbollist tjetër

Sport August 15, 2020 - 16:56

Pas Liridon Fetahajt, Ballkanit iu është operuar edhe një futbollist tjetër.

Bëhet fjalë për talentin Dren Morina.

“Fatëkeqësisht Dr. Qerim Kida ka pas punë sot me një super talent të FC Ballkani, futbollistin Dren Morina i cili ka pasur një edicion fantastik me Junior duke qenë njeri nga protagonistet kryesor dhe vendimtar në ndeshjet me rivalet e drejtpërdrejt për titull.

Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Dreni është kampion i lindur dhe i displinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut.

Operacioni në gjurin e Drenit ka kaluar me sukses duke falenderuar Dr. Qerim Kiden të cilën përzemerësisht e falenderojmë për kujdesin ndaj futbollistëve. Forca Dren Morina, klubin e ke mbrapa për çdo gjë”, ka shkruar FC Ballkani.