ZYRTARE: Gentrit Begolli rikthehet te Llapi

ZYRTARE: Gentrit Begolli rikthehet te Llapi

Sport August 15, 2020 - 16:58

Futbollisti Gentrit Begolli pas një viti rikthehet te klubi i Llapit. 

“Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi.

Begolli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19.

Ainë 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve.

Paç suksese në edicionin e ri Geni”, njofton Llapi.