Ndahet nga jeta fizioterapeuti i KF Trepça ’89, Sherafedin Mehmeti

Ndahet nga jeta fizioterapeuti i KF Trepça ’89, Sherafedin Mehmeti

Sport August 15, 2020 - 17:30

Trepça ’89 ka marrë një lajm të hidhur sot.

Fizioterapeuti që i shërbeu klubit për vitet të tëra, Sherafedin Mehmeti, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar klubi mitrovicas.

“Me keqëardhje murrëm lajmin për ndarjen nga jeta e ish-Fizioterapeustit tonë Sherafedin Mehmeti DR. SHEKI. Sa ishte pjesë e jona Dr. Sheki tregonte gatishmëri dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave ndaj lojtarëve me shumë pasion e dashuri. Do të kujtojmë gjithnjë të buzëqeshur. Familja Mehmeti pranoni ngushllimet më të sinqerta, Ju keni humbur një Familjar një Prind kurse ne Shoqeria një Shok të mirë. Me gjithë respektin dhe me dhimbje të thellë Kryesia, Stafi i trejnerëve dhe gjithë lojtarët e KF TREPÇA’89”, thuhet në telegram ngushëllimin e Trepçës ’89.