Infektuar: 15063
Shëruar: 12570
Vdekur: 613
Futbollistët e Dritës testohen për COVID-19, të gjithë dalin negativë

Futbollistët e Dritës testohen për COVID-19, të gjithë dalin negativë

Sport September 15, 2020 - 13:45
Detajet

Të enjten me 17 shtator, skuadra e Dritës do të ndeshet me Sileksin në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Kurse, sot kampi “bardhekaltër” iu janë nënshtruar testeve për CO VID-19.

Pikërisht për shkak të probleme me COVID-19, Drita u eliminua nga faza parakualifikuese e Ligës së Kampionëve.

Me probleme dhe eliminim pa luajtur është përballur edhe FC Prishtina.

Drita është skuadra e vetme nga Kosova që ka mbetur në garat evropiane. Më parë nga Liga e Evropës është eliminuar edhe Gjilani.

Njoftimi i Dritës 

Dalin rezultatet e testeve per COVID-19

Dje klubi jone i eshte nenshtruar testeve ne prag te ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve per COVID-19 dhe te gjithe kemi rezultuar NEGATIV.

Jemi gati per ndeshje!

FC DRITAë. /Zeri.info