Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Gironas

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Gironas

Sport September 16, 2020 - 15:10
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona do ta zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore para se të nisë kampionati në La Ligën spanjolle. Katalunasit do të ndeshen sot me Gironan, derisa trajneri Ronald Koeman ka zbuluar listën e të ftuarave.

Edhe pse pritej të ndodhte ndryshe, Luis Suarez nuk është ftuar në ekipin e Barcelonës. Trajneri holandez nuk e ka përfshirë sulmuesin uruguaian në listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren e sotme.

Së bashku me Suarezin, në ekip nuk është as Arturo Vidal. 

Lista e Barcelonës:

Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas, Semedo, Pique, Busquets, Griezmann, Messi, Dembele, Coutinho, Lenglet, Jordi Alba, Braithwaite, Sergi Roberto, De Jong, Junior, Alená, Trincao, Pedri, Riqui Puig, Araujo, Cuenca, Konrad.