Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Gjyqtarët nga Anglia do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Sileks - Drita

Gjyqtarët nga Anglia do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Sileks - Drita

Sport September 16, 2020 - 16:03

Drita e Gjilanit do t'i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane me një përballje të "nxehtë" në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiun do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.

Një ditë para ndeshjes, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar listën e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Image

Fjalën kryesore do ta japë anglezi Andrew Madley.

Ndihmësit e tij do të jenë poashtu nga Angli, Harry Lennard dhe Nick Hopton, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Robert Jones.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni. /Zeri.info