Infektuar: 15063
Shëruar: 12570
Vdekur: 613
Vedat Muriqi, 'bomberi' i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios

Vedat Muriqi, 'bomberi' i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios

Sport September 16, 2020 - 17:40

Lazio e ka kompletuar gjatë ditës së djeshme (e marte) transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahçe.

Pas testeve mjekësore, sulmuesi i Kosovës nënshkroi edhe kontratën pesëvjeçare me klubin elitar italian, raporton "Zeri.info".

Futbollisti nga Prizreni do të përfitojë 2.2 milionë euro pagë vjetore te Lazio, derisa transferimi i tij kushtoi 18 milionë euro, plus dy milionë në formë bonusesh.

Kështu, 26-vjeçari është bërë sulmuesi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios.

Ai është vetëm mbrapa Hernan Crespos dhe Vierit, të cilët kushtuan 56.8 milionë euro, respektivisht, 28.4 milionë euro. /Zeri.info