Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Bale pranë largimit nga Real Madridit, drejt kalimit në Premierligë

Bale pranë largimit nga Real Madridit, drejt kalimit në Premierligë

Sport September 16, 2020 - 23:56

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është pranë rikthimit në Tottenham, shtatë vite pas largimit nga klubi londinez.

31-vjeçari u transferua në Real Madrid nga Tottenhami për 85 milionë funte në vitin 2013 dhe që prej atëherë, ka shënuar mbi 100 gola dhe ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, shkruan "Zeri.info".

Agjenti i Bales, Jonathan Barnett ka thënë për "BBC" se bisedimet për këtë transferim po vazhdojnë.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka refuzuar të ngjallë dyshime në lidhje me këtë transferim.

Bale ishte pranë largimit nga Real Madridi edhe në vitin e kaluar, kur kishte arritur marrëveshje me klubin kinez, Jiangsu Suning.

Edicionin e kaluar, Bale u paraqit në vetëm 20 ndeshje për Real Madridin. /Zeri.info