Legia e Varshavës e paralajmëron në këtë mënyrë ndeshjen me Dritën

Legia e Varshavës e paralajmëron në këtë mënyrë ndeshjen me Dritën

Sport September 18, 2020 - 21:15

Drita do ta vazhdojë aventurën evropiane në javën e ardhshme, ku në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës do të përballet me gjigantin polak, Legia e Varshavës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të enjten, 24 shtator, në Poloni, me fillim nga ora 20:30, në stadiumin në Lazienkowska, në Varshavë, shkruan "Zeri.info".

Disa ditë para ndeshjes në fjalë, klubi polak me anë të faqes zyrtare, ka publikuar disa të dhëna për kampionen e Kosovës.

"Drita e Gjilanit është tri herë kampione e Kosovës, klub që ka edhe një Kupë si dhe një Superkupë. Edicionin e kaluar, skuadra e Ardian Nuhiut fitoi titullin me 68 pikë nga 33 ndeshje", shkruan Legia e Varshavës në uebsajtin zyrtar të klubit.

"Në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, Drita mposhti Inter d'Escaldesin, ndërkaq finalja ndaj Linfieldit nuk u zhvillua shkaku i rasteve me COVID-19 te skuadra nga Kosova", shkruan më tej faqja e klubit polak. /Zeri.info

Image