Arsenal triumfoi përballë West Hamit

Arsenal triumfoi përballë West Hamit

Sport September 19, 2020 - 22:55
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali e ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Premierligë, këtë herë duke e mposhtur West Hamin me rezultat 2:1 në stadiumin “Etihad”, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e Granit Xhakës ka vuajtur shumë në këtë takim, pasi fitorja ka ardhur tek katër minuta pa përfunduar ndeshja, kur shënoi futbollisti i ri Nketiah.

Arsenali kishte krijuar epërsi në pjesën e parë kur shënoi Lacazette por që rezultatin e barazoi Antonio në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në 45 minutëshin e dytë “topçinjtë” luftuan shumë dhe në fund u shpërblyen me një gol të shënuar në minutën e 86-të. /Zeri.info