Superliga Live:  Feronikeli - Gjilani, Bedri Greca 'çmend' Gjilanin, shënon edhe golin e tretë

Superliga Live: Feronikeli - Gjilani, Bedri Greca 'çmend' Gjilanin, shënon edhe golin e tretë

Sport September 20, 2020 - 13:18
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja Trepça’89 – Arbëria hapi edicionin e sivjetmë në elitën e futbollit kosovar e cila u zhvillua ditën e premte. Ai takim u mbyll me fitoren e mysafirëve e rezultat 0:2, shkruan “Zeri.info”.

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje tjera, Prishtina – Drenica (3:0) dhe Besa – Ballkani (1:4). Sot në program ishin paraparë dy takime tjera të javës së parë, por që do të zhvillohet vetëm një.

Në Drenas nga ora 13:30, Feronikeli e pret skuadrën e Gjilanit, dy skuadra këto që kanë bërë bukur shumë investime me synime për ta fituar titullin e kampionit. Ndeshja Drita - Llapi është shtyrë. 

Superliga Live:

Feronikeli – Gjilani 3:0

54' Goool, Bedri Greca duket i pandalshëm shënon edhe golin e tretë (hat -trick) 3:0, i kundër përgjigjet Mirlind Dakut që shënoi tre gola dje. 

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

42' Goool, Bedri Greca duket i pandalshëm te Feronikeli. Pas një depërtimi në zonë shënon gol të bukur 2:0.

40' Bedri Greca shumë lehtë ka mundur ta dyfishoi epërsinë e Feronikelit, por topi i qëlluar nga ai në vend të rrjetit qëllon shtyllën.

14' Goool, Bedri Greca shënon gol me kokë pas asistimit te Mendurim Hotit 1:0. Aksion i bukur i skuadrës vendase.

10′ Rast i artë për Bedri Grecan e Feronikelit i cili gjendet ballore me ‘gardianin’ Enea Koliqi, por nuk realizon.

01' Nis ndeshja.

Formacionet:

Feronikeli: Avdyli, Kuka, Lladrovci, Pnishi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Malaj, Maliqi, Greca, Hoti. Kryetrajner: Afrim Tovërlani

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Fustar, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa. /Zeri.info