Isufi: Ballkani nuk është favorit i madh për titull, Gjilani me lojë interte, Prishtina nuk duhet të varet nga ky lojtar

Isufi: Ballkani nuk është favorit i madh për titull, Gjilani me lojë interte, Prishtina nuk duhet të varet nga ky lojtar

Sport September 21, 2020 - 11:10
Zbuloni detajet

Trajneri i njohur Bekim Isufi, ka komentuar disa nga ndeshjet e zhvilluara këtë javë në Superligën e Kosovës.

Ai në Sport Show në Klan Kosova, tha se një skuadër nënkampione si Gjilani nuk shfaqi sinjale pozitive në start të këtij edicioni.

Gjilani në xhiron e parë u turpërua duke u mposhtur 4:0 në udhëtim nga Feronikeli.

“Kur e shohim rezultatin tregon që ka dallim në grup të lojtarëve, nuk e di se a ka qenë meritë e lojtarëve të Feronikelit apo një lojë inerete e Gjilanit. Një skuadër që është nënkampione nuk shfaqi sinjale pozitive dhe pranon shumë gola qysh në start. Për Feronikelin çdo gjë ishte pozitive, ata kishin lojë të hapur ku finalizuan rastet që kishin. Por vlerësim më real për Niklin duhet bërë nga ndeshja e radhës, por në bazë të lojës ishte rezultat real”, tha Bekim Isufi.

Ai komentoi edhe ndeshjen, Prishtina – Drenica, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 3:0.

Isufi tha se Prishtina nuk duhet të varet vetëm nga sulmuesi, Otto John.

“Goli i John ishte i lehtë i pranuar nga Drenica, por mund të thuhet ekzekutim i mirë i sulmuesit. Nëse nuk realizon John, lojtarët tjerë nuk janë që shquhen për shënues të mirë. Boshnjaku, Abazi, Lilaj, nuk janë lojtarë që shquhen për konkretizim, dhe në rast se bllokohet John atëherë Prishtina mund të ketë vështirësi në shënim të golave. Prishtina duhet të mendojë të shënoi si grup”, vlerësoi Isufi.

Image

Tutje, Isufi e komentoi edhe fitoren e Ballkanit në udhëtim te Besa me rezultat 4:1.

“Nuk është lehtë të realizohen tre gola, për Dakun është një kujtim i mirë. Te Ballkani ka një harmoni brenda ekipit. Por në këtë sfidë kishte dallim në cilësi, dhe një ekip që ka përvojë nuk do të pranonin gola aq të lehtë, pasi Besa ka një ekip me lojtarë të ri nga akademia, por kjo nuk e zbeh fitoren e Ballkanit. Ballkani tashmë ka përvojën, ata kanë bërë të gjitha ato që duhet t’i bëjë një ekip. Tashmë duhet të menaxhohet grupi dhe të jep një nivel më të lartë të lojës. Nuk e shoh favorit shumë të madh Ballkanin, as pretendent kryesor për titull”, potencoi Bekim Isufi. /Zeri.info