Massimiliano Allegri te gjiganti italian?

Massimiliano Allegri te gjiganti italian?

Sport September 21, 2020 - 12:17
Zbuloni detajet

Trajneri Massimiliano Allegri shumë shpejtë pritet t’i rikthehet punës së trajnerit në kampionatin italian Serie A.

"Todochajes", raporton se Roma po planifikon ta shkarkojnë trajnerin aktual Paulo Fonseca.

Barazimi me Hellas Verona në ndeshjen e parë të sezonit (0:0) si dhe disa dështime të edicionit kanë bërë që pronarët e rinj të mendojnë për shkarkimin e tij sa më herët, të trajnerit Fonseca.

Image

Allegri shihet nga ana e tyre si trajneri ideal për këtë edicion, për të arritur objektivat e planifikuara.

Ai së fundmi ka qenë trajner i Juventusit derisa u largua pas dështimit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Te Roma është transferuar së fundmi edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla. /Zeri.info