Sebino Plaku bëhet me skuadër të re

Sebino Plaku bëhet me skuadër të re

Sport September 21, 2020 - 14:00
Zbuloni detajet

Sulmuesi Sebino Plaku, i cili në vitet e fundit ka luajtur në Kosovë me ekipe si Llapi dhe Gjilani, së shpejti do të bëhet me skuadër të re.

Plaku 35-vjeçar pritet të nënshkruajë me skuadrën e Kastriotit të Krujës.

"Panorama" ka arritur të mësojë se krutanët kanë arritur të bëjnë pjesë të tyre një lojtar me mjaft emër të kampionatit shqiptar.

Madje sulmuesi i njohur ka qenë edhe pjesë e Kastriotit në sezonin 2011-2012.

Nëse ky transferim do të konkretizohet sot, krutanët do ta kompletonin edhe repartin e sulmit dhe tashmë do të ishin në kërkim vetëm të një qendërmbrojtësi.