Drita reagon pas eliminimit nga Liga e Evropës, ka një mesazh për Legia Varshavën

Drita reagon pas eliminimit nga Liga e Evropës, ka një mesazh për Legia Varshavën

Sport September 24, 2020 - 22:29

Drita i ka dhënë fund aventurës së mrekullueshme evropiane për këtë vit duke u eliminuar nga Liga e Evropës.

Në kuadër të rrethit të tretë eliminator të kësaj gare, kampionia e Kosovës është përballur sonte me Legian e Varshavës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në Poloni i ka takuar vendasve me rezultat të pastër, 2:0.

Pas ndeshjes, me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", klubi gjilanas ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe i ka uruar fat Legias në rundin tjetër.

Postimi i plotë i Dritës:

"FT Legia Warszawa - FC DRITA 2:0

Perfundon aventura evropiane per ne, faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!

Legia Warszawas i urojme fat ne rundin tjeter". 

Kujtojmë se Drita e nisi aventurën evropiane këtë vit në Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Inter d'Escaldesit, por më pas u përjashtua nga kjo garë para ndeshjes me Linfieldin.

Një gjë e tillë ndodhi për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra gjilanase para ndeshjes me Linfieldin. /Zeri.info