Fitorja e Legias kundër Dritës, ja çka shkruan mediumi polak

Fitorja e Legias kundër Dritës, ja çka shkruan mediumi polak

Sport September 24, 2020 - 23:28

Drita i ka dhënë fund aventurës së mrekullueshme evropiane për këtë vit duke u eliminuar nga Liga e Evropës.

Në kuadër të rrethit të tretë eliminator të kësaj gare, kampionia e Kosovës është përballur sonte me Legian e Varshavës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në Poloni i ka takuar vendasve me rezultat të pastër, 2:0.

Pas ndeshjes ka raportuar edhe mediumi polak "Sportowefakty.wp", i cili mes të tjerash shkroi se Legia e kreu punën e saj.

"Legia e kreu punën. Ajo fitoi me Dritën dhe u kualifikua tutje", shkruan fillimisht mediumi polak.

"Fillimi i ndeshjes u duk sikur ndeshjet e kaluar fatkeqësisht, por kjo nuk poërfundoi keq. Legia u kualifikua në rundin e katërt ku do të luajë me Qarabagun nga Azerbajxhani", shkruan më tej ky medium. /Zeri.info

Image