Bayern Munichu është superkampion i Evropës, nuk e ndal as Sevilla

Bayern Munichu është superkampion i Evropës, nuk e ndal as Sevilla

Sport September 24, 2020 - 23:35

Bayern Munich është shpallur fitues i Superkupës së Evropës për vitin 2020.

Kampioni i Evropës është përballur sot me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillën, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, bavarezët fituan me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas 90 minutash, rezultati ishte 1:1, ku golat u shënuan nga Ocampos ('13) për Sevillën dhe Goretzka ('34) për Bayernin.

Ndërkaq, goli i fitores për Bayern Munichun u shënua në vazhdime, ku Martinez shënoi në minutën e 104-t.

Pas Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu e fiton edhe Superkupën e Evropës, derisa tani do ta synojë edhe Kupën e Botës për klube. /Zeri.info

Image