Gjilani kujton golin e përforcimit të ri kundër Celticut

Gjilani kujton golin e përforcimit të ri kundër Celticut

Sport September 25, 2020 - 22:18

Gjilani ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin Gramoz Kurtaj.

Gramoz Kurtaj në skuadrën e Gjilanit vije pas eksperiencave në Vietnam ku ishte paraqitur për dy skuadrat nga elita e futbollit vietnamez, fillimisht për skuadrën SHB Da Nang e pastaj edhe për skuadrën, Thanh Hoa FC, shkruan "Zeri.info".

Klubi ka dhënë detaje për lojtarin që karrierën e ka ndërtuar në Evropë, por edhe në Azi.

Kurtaj ka bërë karrierë edhe në Premierligën skoceze te Hamiltoni.

Në një ndeshje kundër Celticut, Kurtaj kishte bërë një paraqitje të mirë, derisa kishte shënuar një gol fantastik.

Gjilani në rrjetin social "Facebook" ka kujtuar golin e Kurtajt kundër gjigantin skocez, Celtic. /Zeri.info