Hadërgjonaj pas transferimit te Kasimpasa: I lumtur me rikthimin tim në Stamboll

Hadërgjonaj pas transferimit te Kasimpasa: I lumtur me rikthimin tim në Stamboll

Sport September 25, 2020 - 23:38

Florent Hadërgjonaj është lojtar i Kasimpasa.

Është skuadra nga Superliga e Turqisë që ka konfirmuar një gjë të tillë, shkruan "Zeri.info".

Ylli i Kosovës ka qenë pjesë e Kasimpasa edhe në pjesën pranveror në edicionin e kaluar, i huazuar nga Huddersfield.

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", futbollisti nga Deçani është shprehur tejet i lumtur me rikthimin në Stamboll.

"Përsëri te Kasëmpaëa Spor Kulübü, por tani me kontratë tri vjeçare. I lumtur me rikthimin tim në Stamboll", shkroi Hadërgjonaj. /Zeri.info