Etrit Berisha i prish festën në debutim Monzas së Berlusconit

Etrit Berisha i prish festën në debutim Monzas së Berlusconit

Sport September 25, 2020 - 23:54

Etrit Berisha i prish debutimin Monzas në Serinë B. Në sfidën hapëse të kampionatit, ekipi me pronar Silvio Berlusconin (president vëllai i “Kavalierit”, Paolo Berlusconi) barazoi 0-0 me SPAL-in dhe meritë të veçantë për shmangien e humbjes së ekipit që sezonin e kaluar ishte në Serinë A e ka “gardiani” shqiptar.

31-vjeçari i lindur në Prishtinë i priti penalltinë danezit të Monzas, Christian Gytkjaer, kur kishin mbetur vetëm tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Në stadiumin “Brianteo” të Monzas u zhvillua përgjithësisht një ndeshje e bukur, me vendësit që imponuan ritmin e lartë, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tundte rrjetën kundërshtare. /SS