Berisha dhe Zeneli do të kenë punë sonte me PSG-në

Berisha dhe Zeneli do të kenë punë sonte me PSG-në

Sport September 26, 2020 - 09:55

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli do të kenë punë mjaft të vështirë sonte.

Dy yjet e Kosovës që aktivizohen te Reims do të përballen sonte me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain, shkruan "Zeri.info".

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e pestë të kampionatit elitar francez, Liga 1.

Ndeshja në fjalë do të nis nga ora 21:00, derisa si Berisha ashtu edhe Zeneli priten të luajnë nga illimi.

Sonte PSG-së do t'i mungojnë Neymar, Di Maria dhe Kurzawa pasi ata janë të pezulluar për disa ndeshje nga Liga 1 pas incidentit në ndeshjen kundër Marseillet. /Zeri.info