Interi fiton me spektakël ndaj Fiorentinës

Interi fiton me spektakël ndaj Fiorentinës

Sport September 26, 2020 - 22:48
Lajmet e fundit nga sporti

Inter-i e ka nisur kampionatin në Serie A me një fitore të çmendur.

Zikaltrit kanë mundur Fiorentinën në "San Siro" me rezultat 4:3 në një ndeshje që ka qenë një spektakël futbollistik, shkruan “Zeri.info”.

Plot shtatë gola të shënuar, derisa fitorja e djemve te Antonio Contes është siguruar në minutat e fundit kur D’Ambrosio në minutën e 90-të ka shënuar gol për rezultatin 4:3.

Gjithsesi, është një fitore spektakolare për Interin, por Conte duket se ka shumë punë në këtë ekip i cili po pranon gola shumë të lehtë. /Zeri.info