Ky është dëmtimi i tmerrshëm i Mërgim Mavrajt

Ky është dëmtimi i tmerrshëm i Mërgim Mavrajt

Sport September 27, 2020 - 08:10
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj është bërë protagonist në një skenë të frikshme për t’u parë. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë sfidës së javës së dytë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman AUE-Greuther Furth, 1:1.

Mavraj u lëndua pas një përplasjeje aksidentale me portierin e skuadrës së tij.

Ky moment ka bërë që Mavraj të rrëzohet dhe në mediat gjermane është raportuar se mbrojtësi kuqezi ka humbur ndjenjat për një moment. Stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë.