Superliga sot vjen me një superndeshje

Superliga sot vjen me një superndeshje

Sport September 27, 2020 - 08:47
Lajmet e fundit nga sporti

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një superndeshje që zhvillohet në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Dy pretendentët për titull Gjilani e Ballkani ballafaqohen ndërmjet vete në sfidën që po cilësohet si derbi i kësaj jave.

Ndeshja nis nga ora 13:30 pa praninë e publikur, megjithatë kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe. Ballkani në dy ndeshjet e para ka 2 fitore, ku ka shënuar hiq më pak se shtatë gola dhe ka pranuar tre, ndërsa Gjilani ka një humbje dhe një fitore me bilanc 4 gola të pësuar dhe një të shënuar.

Se kush do të ngadhënjejë mbetet të shihet, por e sigurt është se do të kemi një ndeshje shumë të fortë.

Takimi tjetër i paraparë të luhet sot ai ndërmjet Prishtinës e Dritës është shtyrë për një datë tjetër, kjo pas angazhimeve që Drita kishte në garat e Ligës së Evropës. /Zeri.info