Zeneli e Berisha sonte përballë yjeve Mbappe e Neymar

Zeneli e Berisha sonte përballë yjeve Mbappe e Neymar

Sport September 27, 2020 - 10:05
Lajmet e fundit nga sporti

Dy futbollistët e Kosovës, Arbër Zeneli e Valon Berisha do të zbresin sonte në fushë me skuadrën e Reims për t’u përballur me gjigantin francez PSG, shkruan “Zeri.info".

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe dy futbollistët kosovarë pritet të luajnë titullarë.

Në ndeshjet e fundit si Zeneli si Berisha e kanë fituar besimin e trajnerit, andaj edhe këtë herë më të drejtë pritet që ata t’i kenë minutat e vetë në fushë. Të kujtojmë se Reims ende nuk ka shijuar fitore në kampionatin francez, andaj edhe këtë herë vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që ata t’i shmangen humbjes. /Zeri.info