Remzi Ejupi: Prishtina afër Gentian Muçës

Remzi Ejupi: Prishtina afër Gentian Muçës

Sport September 27, 2020 - 10:10
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi shqiptar Gentian Muça zyrtarizoi largimin nga Tirana dhe befasia ishte vërtetë e madhe, por mbrojtësi do të mbetet bardheblu në fanellën që do të mbajë veshur.

Prishtina pritet të jetë skuadra e tij e re. Në një prononcim për “Supersport” gjatë emisionit “Zona Gol”, presidenti i klubit kosovar, Remzi Ejupi, pranoi se Muça është afër firmës me Prishtinën.

Pritet që të hënën transferimi të zyrtarizohet.

“Panorama Sport” mëson se në orët e fundit për Muçën ka pasur zëra edhe për një marrëveshje të mundshme me Kukësin. Por, tashmë gjasat janë që të firmosë me Prishtinën.Image