Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Gjilani – Ballkani, bastoret favorizojnë gjilanasit

Gjilani – Ballkani, bastoret favorizojnë gjilanasit

Sport September 27, 2020 - 10:43
Lajmet e fundit nga sporti

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një superndeshje që zhvillohet në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Dy pretendentët për titull Gjilani e Ballkani ballafaqohen ndërmjet vete në sfidën që po cilësohet si derbi i kësaj jave.

Ndeshja nis nga ora 13:30 pa praninë e publikur, megjithatë kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe. Ballkani në dy ndeshjet e para ka 2 fitore, ku ka shënuar hiq më pak se shtatë gola dhe ka pranuar tre, ndërsa Gjilani ka një humbje dhe një fitore me bilanc 4 gola të pësuar dhe një të shënuar.

Se kush do të ngadhënjejë mbetet të shihet, por e sigurt është se do të kemi një ndeshje shumë të fortë. Bastoret tashmë kanë parashikuar këtë ndeshje, derisa favorizojnë Gjilanin fitoren e të cilit e kanë kuotuar me 2.27, ndërsa Ballkani ka kuotën 2.75. Barazimi parashikohet me kuotën 3.24. /Zeri.infoImage