Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

Sport September 27, 2020 - 12:42
Lajmet e fundit nga sporti

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një superndeshje që zhvillohet në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Dy pretendentët për titull Gjilani e Ballkani ballafaqohen ndërmjet vete në sfidën që po cilësohet si derbi i kësaj jave.

Ndeshja nis nga ora 13:30 pa praninë e publikut, megjithatë kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe. Ballkani në dy ndeshjet e para ka 2 fitore, ku ka shënuar hiq më pak se shtatë gola dhe ka pranuar tre, ndërsa Gjilani ka një humbje dhe një fitore me bilanc 4 gola të pësuar dhe një të shënuar.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Kastrati, Ferreria, Hila, Musolli, Hajdari, Keita, Kaqiu, Frashëri, Veliu, Progni. Trajner: Gentjan Mezani.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Gashi, Gripshi, Korencia, Sinani, Krasniqi, Daku, Prekazi, Baftiu. Trajner:Ismet Munishi. /Zeri.info