Kampionati rrezikon të ndërprehet, FFK kërkon respektim strikt të protokollit anti COVID-19

Kampionati rrezikon të ndërprehet, FFK kërkon respektim strikt të protokollit anti COVID-19

Sport September 27, 2020 - 13:30
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkon nga të gjitha klubet që ta respektojnë në mënyrë strikte protokollin dhe masat anti COVID-19, në mënyrë që të mos vjen deri te ndërprerja e aktivitetit.

“Organet kompetente i kanë dhënë vërejtje serioze FFK-së për mosrespektimin e këtij protokolli në disa prej ndeshjeve të zhvilluara deri më tash dhe në rast se një gjë e tillë përsëritet, atëherë do të bëhet pezullimi i aktiviteteve.

Andaj, FFK u bën thirrje të gjitha klubeve që të jenë vigjilente dhe strikte në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga protokolli i institucioneve shëndetësore në luftën kundër COVID-19, derisa kërkon nga të gjitha personat zyrtarë dhe organet e saj që të mos lejojnë fillimin e asnjë ndeshjeje në rast se do të ketë persona të paautorizuar në stadiumet e futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Zeri.info