Zyrtari i Dritës: Kjo është shuma që kemi fituar nga pjesëmarrja në Evropë, presim dëmshpërblim edhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve

Zyrtari i Dritës: Kjo është shuma që kemi fituar nga pjesëmarrja në Evropë, presim dëmshpërblim edhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve

Sport September 27, 2020 - 22:29

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Fatkeqësisht, Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes me Linfieldit, derisa garën e vazhdoi në Ligën e Evropës.

Zyrtari i Dritës, Feti Murseli ka zbuluar shumën që Drita e ka fituar nga pjesëmarrja në Evropë.

"Ne si klub nga pjesëmarrja kemi fituar një milionë e 100 mijë euro", ka deklaruar Murseli në "Kanal10".

Sa i përket eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita po e pret vendimin e CAS-it.

"Po e presim vendimin e CAS-it më 6 tetor, jemi optimist? Shuma e dëmshpërblimit? Nuk mund ta them këtë", tregoi ai. /Zeri.info