Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Neymar e lë të shtangur, turpërohet Valon Berisha

Neymar e lë të shtangur, turpërohet Valon Berisha

Sport September 28, 2020 - 12:09
Detajet

Neymari bëri shfaqje në fitoren e Paris Saint-Germain 2:0 kundër Stade de Reims, në rikthimin e tij pas pezullimit, dhe fatkeqësisht viktimë e aftësive të tij mahnitëse ishte edhe ylli i Kosovës, Valon Berisha.

Driblimi i bukur ndaj Berishës, në të cilin braziliani i shfaqi aftësitë e tij të mrekullueshme, është duke e bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, raporton Gazeta Express.

27-vjeçari e la mesfushorin kosovar të shtangur me një lëvizje të vetme të topit.

Pavarësisht se Mauro Icardi i shënoi të dy golat e fitores, të përgatitura nga Kylian Mbappe, ishte Neymari ai që e hodhi shfaqjen.

Pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para kundër Lens dhe Marseille, PSG-ja u rikthye duke i fituar tri ndeshjet e ardhmes kundër Metz, Nice dhe Reims të dielën.

Berisha luajti titullar dhe 90 minuta të plotë në këtë takim, ndërsa Arbër Zeneli i zhvilloi 25 minuta në pjesën e dytë.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Reims, që tani renditet në vendin e parafundit në Ligue 1 me vetëm një pikë pas pesë ndeshjeve dhe ende pa e shijuar fitoren.