Zeqiri e dërgon në qiellin e shtatë këtë futbollist, Kelmendi bëri huqjen e ndeshjes

Zeqiri e dërgon në qiellin e shtatë këtë futbollist, Kelmendi bëri huqjen e ndeshjes

Sport September 28, 2020 - 12:33
Detajet

Njohësi i futbollit kosovar, Arben Zeqiri, ka thënë për përballjen derbi të sotme në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, se vendasit luajtën pa një sulmues tipik, përkundër Ballkanit që ka një ofanziv të jashtëzakonshme.

Ai në Sport Show në Klan Kosova, tha se futbollisti prishtinas, Shend Kelmendi, bëri huqjen e ndeshjes në këtë përballje.

“Gjilani sot ka luajtur pa sulmes tipik, por e mira e gjithë kësaj është ardhja e Besar Musollit, një futbollist që i ka dhënë qetësi lojës së tyre, pasi Gjilanit i ka munguar një lider i tillë”, tha Zeqiri.

“Ballkanin e pamë që është një ekip e mirë dhe del para jashtëzakonisht shumë duke rrezikuar portën e Gjilanit. Ata luajtën me një formacion me katër mesfushor të avancuar, dhe ka individualistë të jashtëzakonshëm dhe përparësia e tyre e sotme arritën ta ndalin faza defanzive e Gjilanit”, pohoi ai.

“Kelmendi bëri huqjen e ndeshjes, i cili ishte edhe mbi peshë dhe i mungonte përgatitja fizike, por që nuk kishte alternativa të tjera për trajnerin Mezani”, deklaroi Zeqiri.