Llumnica: Ballkani dallohet se ka përgatitje të madhe fizike, ky është lojtari lider te ekipi, njeriu më i respektuar në skuadër

Llumnica: Ballkani dallohet se ka përgatitje të madhe fizike, ky është lojtari lider te ekipi, njeriu më i respektuar në skuadër

Sport September 28, 2020 - 13:09
Detajet

Gjilani dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0, raporton Zeri.info.

Analisti i futbollit vendor, Ardian Llumnica e vlerësoi ndeshjen në këtë mënyrë.

“Përballja Gjilani – Ballkani ishte përballja e javës ku u ndeshjen dy ekipe që kanë bërë shumë investime dhe përforcime. Pas xhiros së tretë mund të themi se Ballkani e ka ruajtur formën e edicionit të kaluar. Ka shumë tempo në lojën e saj. Edhe pse ka transferuar shumë lojtarë, Ballkani e ka ruajtur filozofinë e lojës. Nga ajo që shihet, vërehet se Ballkani është shumë e përgatitur fizikisht edhe pse nuk kemi matje”, ka thënë Ardian Llumnica për Sports Show, përcjell Zeri.info.

“Gjilani ndaj Ballkanit erdhi pas një fitoreje ndaj Llapit dhe ishte e motivuar për fitore. Ballkani e kishte tërë arsenalin e tij hiq Bajram Jashanicën. Te Ballkani është rikthyer edhe Visar Berisha që ishte në bankë dhe është lider i skuadrës, është kapiten. Me rikthimin e tij, dihet kush është lideri dhe lojtari më i respektuar në skuadër”, shtoi Llumnica.

Image

Në ndeshjen Gjilani – Ballkani nuk mungoi spektakli;i në fushë dhe aksionet e shumta. Munguan vetëm golat.

Pas javës së tretë, Ballkani është në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është lider, ndërsa Ballkani ka katër sosh në të gjashtin. /Zeri.info