“Gjilani e ka humbur origjinalitetin e skuadrës gjilanase”

“Gjilani e ka humbur origjinalitetin e skuadrës gjilanase”

Sport September 28, 2020 - 13:23
Detajet

Analisti i futbollit vendor, Ardian Llumnica, e ka komentuar ndeshjen e fundit në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, sfidë e cila përfundoi me rezultat 0:0, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Llumnica ndër të tjera vlerëson se Gjilani e ka humbur origjinalitetin e skuadrës.

“Gjilani e ka humbur filozofinë e lidershipit brenda ekipit. Kur vijnë 12-13 përforcime humbin balancat e ekipit. Gjilani ka lojtarë shumë të mirë, por i ka humbur origjinaliteti i skuadrës gjilanase për shkak të transferimeve të shumta nga jashtë Kosovës”, ka thënë Ardian Llumnica, për Sports Show, përcjell Zeri.info.

Kujtojmë se Gjilani në vitin e fundit dhe në këtë edicion, ka bërë shumë transfere nga jashtë Kosovës. /Zeri.info

Image