Arbnor Morina tregon objektivin e Arbërisë pas katër ndeshjeve pa humbje

Arbnor Morina tregon objektivin e Arbërisë pas katër ndeshjeve pa humbje

Sport September 29, 2020 - 17:18
Lajmet e fundit nga sporti

Xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll është hapur me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja ishte shumë e fortë por fusha e dobët pengoi lojën cilësore duke bërë që ajo të mbyllet pa fitues dhe pa gola 0:0

Trajneri I Arbërisë, Arbnor Morina për “Art Sport” ka thënë se është shumë i lumtur me ecurinë e skuadrës.

“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje. Për shumicën e këtyre djemve është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta. Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe këta djem e kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë.

Ne ndeshjen e radhës ballafaqohemi ndaj një super super ekipi të përforcuar. Gjilani është një skuadër shumë e fortë, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi Morina. /Zeri.info