Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Ndeshjen Drita – Gjilani mund ta shikoni në këto dy kanale televizive

Ndeshjen Drita – Gjilani mund ta shikoni në këto dy kanale televizive

Sport October 18, 2020 - 10:15
Lajmet e fundit nga sporti

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante ku përballën, Drita -Gjilani dhe Trepça’89 – Feronikeli, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Anamoravë aty ku ballafaqohen dy rivalët e mëdhenj Drita e Gjilani, skuadra këto që edhe sivjet do të rivalizojnë titullin e kampionit. Të kujtojmë se edicionin e kaluar ishte Drita kampione derisa Gjilani nënkampion, gjë e cila bën që sivjet të pritet luftë edhe më e ashpër.

E keqja më e madhe e kësaj ndeshjeje e cila nis nga ora 13:30 është se ajo luhet pa shikues, për shkak të pandemisë COVID-19. Sido që të jetë lufta në fushë pritet të jetë shumë e ashpër dhe vetëm fitorja kënaq si për Dritën ashtu edhe për Gjilanin.

Këtë ndeshje të madhe adhuruesit e futbollit mund ta ndjekin në dy kanale televizive në “Art Motion” dhe në “Klan Kosova”. /Zeri.info