Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Klubi i njohur gjerman me ecuri “katastrofale”, 20 ndeshje pa fitore

Klubi i njohur gjerman me ecuri “katastrofale”, 20 ndeshje pa fitore

Sport October 18, 2020 - 22:10

Klubi i njohur gjerman, Schalke 04 ka hyrë në një ecuri aspak të lakmueshme të rezultateve, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e klubit nga Gelsenkirchen sot luajtën 1-1 me Unionin e Berlinit dhe tashmë ata kanë 20 ndeshje në kampionat, katër këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar që nuk e kanë shijuar fitoren.

Fitoren e fundit në kampionat, Schalke e arriti në janar të këtij viti kundër Borussia Moenchengladbach me rezultat 2-0, dhe pastaj pati 13 humbje dhe shtatë barazime.

Aktualisht, në krye të tabelës në Bundesliga është Leipzig me 10 pikë, ndërsa Bayern ka 9 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi në pozitat dy dhe tre.

/Zeri.info