Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Kosovare Asllani pas golit me Real Madridin: Fitorja e parë, tre pikëshi i parë

Kosovare Asllani pas golit me Real Madridin: Fitorja e parë, tre pikëshi i parë

Sport October 18, 2020 - 22:12

Skuadra e femrave të Real Madridit ka triumfuar kundër Rayo Vallecanos me rezultat 3:1.

Në mesin e golashënuesve për madrilenet ishte Kosovare Asllani, shkruan "Zeri.info".

Futbollistja nga Kosova realizoi golin e dytë për Real Madridin në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes, Asllani është shprehur tejet e lumtur, derisa në rrjetin social "Twitter" ka shkruar:

"Fitore 3:1. Fitorja e parë, tre pikëshi i parë".

Ndryshe, ky është goli i dytë i reprezentueses së Suedisë këtë edicion.

Real Madridi në kategorinë e femrave pas tri ndeshjeve zë vendin e 12-të me katër pikë. /Zeri.info