Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Mediat në Holandë i thurrin

Mediat në Holandë i thurrin "elozhe" Armando Brojës pas paraqitjes fenomenale me Vitessen

Sport October 18, 2020 - 22:20

Futbollisti shqiptar, Armando Broja ka kontribuar me dy gola për fitoren e skuadrës së tij, Vitesse e cila e mposhti Den Haag në Eredivisie, shkruan “Zeri.info”.

Pas kësaj fitore, Vitesse fal futbollistit shqiptar ka 12 pikë në tabelë dhe radhitet në vendin e tretë në tabelën e futbollit holandez.

Broja ka shënuar tre gola në katër ndeshje për skuadrën "verdhë e zi".

Pas dygolëshit të sotëm, për yllin e Kombëtares shqiptare kanë shkruar edhe mediat në Holandë.

“Broja mban Viteshen në shina pas kartonit të kuq të Tanane”, apo “Broja ka vlerën e arit për Vitesen me 10 lojtarë”, “Vitese i mbijeton kartonit të kuq idiot të Tanane falë Brojës”, ishin disa nga titujt e mediave online në Holandë ditën e sotme.

Kujtojmë se Broja është i huazuar te Vitesse nga gjigandi londinez, Chelsea. /Zeri.info

Image