Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Kastrati për rastin diskutabil: Nuk ishte penallti, Rexha ishte i pari që e kapi lojtarin e Gjilanit

Kastrati për rastin diskutabil: Nuk ishte penallti, Rexha ishte i pari që e kapi lojtarin e Gjilanit

Sport October 18, 2020 - 22:45

Ylber Kastrati, kapiteni i SC Gjilanit ka folur në emisionin “Sport Show” rreth rastit diskutabil të minutës 94’, rast ky ku futbollistët e Dritës kërkonin penallti.

Kastrati ka thënë nuk kishte lidhje me penallti ai rast, pasi që sipas tij ishte sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha që e ka kapur i pari mbrojtësin e “kuqë e bardhëve”, raporton “Zeri.info”.

“Pa diskutim që nuk kishte të bëjë me penallti. Rexha së pari e ka kapur mbrojtësin tonë Rapën, aty ka filluar dueli. Pra, është duel i dyanshëm aty”

Drita dhe Gjilani sot (e shtunë) kanë ndarë pikët në derbin e flaktë të qytetit të Gjilanit duke luajtur 0-0 pas 90 minutave. /Zeri.info