Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Ylli i Gjilanit: Tifozët po na mungojnë, ata ia japin hijeshin edhe derbit

Ylli i Gjilanit: Tifozët po na mungojnë, ata ia japin hijeshin edhe derbit

Sport October 18, 2020 - 23:01

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Futbollisti i talentuar i Gjilanit, Edison Kqiku ka thënë se derbit sot i munguan edhe tifozët.

"Tifozët po mungojnë, sepse ata ia japin hijeshinë derbit, kur janë tifozët, edhe futbollistët janë më gjaknxehtë", ka thënë Kqiku në "Dueli Sportiv". /Zeri.info