Turqi - Kosovë, ndeshja e sontme do të transmetohet në këtë televizion
Sport
October 23, 2020 - 09:10
Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave do ta zhvillojë sonte një ndeshje tejet interesante në kuadër të ciklit eliminator për kampionatin evropian "Euro 2021".
Vashat, që drejtohen nga Afërdita Fazlija, do të përballen me Kombëtaren e Turqisë sot me fillim në orën 18:00, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin A eliminator, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda, Rusia, Sllovenia, Estonia dhe Turqia.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do ta transmetojë direkt ndeshjen e sotme, e cila nis në orën 18:00.
Në kuadër të eliminatoreve për "Euro 21" Përfaqësuesja e Kosovës renditet në grupin A, aty ku pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar nëntë pikë dhe ndodhet në vendin e katërt. /Zeri.info