Pas triumfit në finale të Distria Krasniqit, flamuri i Kosovës “valon” mbi atë serb

Pas triumfit në finale të Distria Krasniqit, flamuri i Kosovës “valon” mbi atë serb

Sport October 23, 2020 - 18:18
Detajet

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka triumfuar në finale në Gran Slamin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, Budapest, raporton “Zeri.info”.

Ajo ka fituar medaljen e artë të kategorisë 48 kilogramë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Argjentina, Paula Pareto.

Pas këtij triumfi, Distria Krasniqi u stolisë me medaljen e artë, derisa në piedestal ishte edhe xhudistja serbe, Andrea Stojadinov e cila e kishte fituar medaljen e bronztë.

Gjatë kësaj ceremonie, shihej teksa ngritej flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë.

Image

Distria deri në finale arriti pasi në raundin e dytë mposhti hungarezen Eva Csernoviczki, ndërsa në çerekfinale mundi francezen, Shirine Boukli. Viktimë e saj në gjysmëfinale ishte izraelitja, Shira Rishiny.

Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë.

Nakamura (-66 kg) u ndalë nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc. /Zeri.info