Vashat e Shqipërisë pësojnë humbje të thellë ndaj Skocisë

Vashat e Shqipërisë pësojnë humbje të thellë ndaj Skocisë

Sport October 23, 2020 - 22:42

Vashat shqiptare janë përballur sonte me Skocinë në kategorinë e femrave për kualifikimet e “Euro2021”, raporton “Zeri.info”.

Shqipëria në kategorinë e femrave e drejtuar nga Amir Grima ka pësuar humbje të thellë 3:0 ndaj vashave skoceze.

Golin e parë Shqipëria e pësoi në minutën e 37-të të takimit, ndërsa për 2:0 shënoi Weir e cila poashtu u përkujdes për golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Kjo ishte humbja e katërt në grup për Kombëtaren shqiptare në kategorinë e femrave.

Shqipëria renditet në vendin e katërt me tre pikë të grumbulluara.

/Zeri.info